Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama ironizon kandidatin e PD: Është kthyer Dash Sula, huligani i stadiumit të Peqinit

schedule14:21 - 21 Mars, 2021

schedule 14:21 - 21 Mars, 2021

Nga Elbasani teksa ka prezantuar kandidatët për deputetë në këtë qark, kryeministri Edi Rama nuk ka lënë pa ironizuar kundërshtarët në krahun tjetër politik.

Kreu i qeverisë e ka cilësuar si huligan, kandidatin e Partisë Demokratike në listën e Elbasanit Dashnor Sula, teksa ka kujtuar një episod, sipas kryeministrit të ndodhur në stadiumin e Peqinit.

Lexo edhe: “Nuk patëm mandat normal”, Rama për Boçin: Grushtonte si huligan, si skuth

“Është kthyer Dash Sula që ka qenë huligan në stadiumin e Peqinit. Ka thyer rekorde ne You Tube që hidhet si laraskë me pistoletë mbi turmën për të kapur arbitrin. Me Dash Sulën fiton Shqipëria, ky është propozimi i PD. Jemi marrë me gjithë këtë taborin e dasmorëve, me vezë, faqeore, kapsolla këta janë të gjithë krushqi. Ndërsa familja ka personazhe hata fare. Dhe një nga ata është Dash Sula. Elbasani i Aleksandër Xhuvanit i propozohet Dash Sula. Ka qenë deputet në shekullin e kaluar dhe kthehet si një kandidat huligan. Kjo është Shqipëria që fiton me Dash Sulën. Dash Shehi, Dash Sula, Gon Duka, Fatmir Mediu, Ndoka, Dash Sula, Paloka, Mesila. O zot!”, u shpreh Rama. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!