Qëlluan në drejtim të Përkolajt, në pranga vëllezërit e plagosur Doçaj pas konfliktit në Shkodër

schedule13:54 - 21 Mars, 2021

schedule 13:54 - 21 Mars, 2021

Dy vëllezërit Doçaj që u plagosën mbrëmjen e djeshme gjatë një konflikti me armë zjarri janë vënë në pranga ditën e sotme. Po ashtu është shpallur në kërkim autori i plagosjes së dyfishtë, Besmir Përkolaj.

Lexo edhe: U plagosën brenda “Audit”, lidhja e dy vëllezërve me Gentian Doçin, i akuzuar për rrëmbimin e Jan Prengës

Kujtojmë se mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 19.30 gjatë një konflikti, vëllezërit Hoten dhe Marjan Doçaj kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të Besmir Përkolajt. Ky i fundit është kundërpërgjigjur duke u qëlluar me armë zjarri automatik.

Për pasojë, dy vëllezërit Doçaj mbetën të plagosur, jashtë rrezikut për jetën, kurse Përkolaj u largua nga vendi i ngjarjes. Vëllezërit Doçaj janë të afërm me Gentian Doçin, i cili është një emër i njohur për policinë dhe i dyshuar si organizatori i pengmarrjes së Jan Prengës në Kamzë. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!