Tërmeti 7.0 i shkallës rihter, ulet rreziku për cunami në Japoni

schedule22:54 - 20 Mars, 2021

schedule 22:54 - 20 Mars, 2021

JAPONI- Një tërmet me madhësi 7.0 ballë ka goditur Japoninë në brigjet e Ishinomaki, një qytet i vendosur vetëm 65 milje (104 km) nga Fukushima, vendi i një tërmeti shkatërrues me madhësi 9.0 10 vjet më parë.

Informacioni nga autoritetet në Japoni, USGS tregon që tërmeti ka pasur një thellësi 54 kilometra (34 milje).

Një paralajmërim për tsunami u leshu më parë, por tani është ulur duke dhënë paralajmërim vetëm në rritje të lehtë të nivelit të detit. Sistemi i Paralajmërimit të Tsunamit në SHBA thotë se nuk ka rrezik.

Autoritetet nuk kanë raportuar asnjë dëmtim nga tërmeti dhe reaktorët bërthamorë në Japoninë lindore dhe verilindore janë të sigurt, sipas Japan Times, një gazetë e përditshme japoneze në gjuhën angleze.

Japonia përjetoi një tërmet vdekjeprurës një dekadë më parë që shkaktoi katastrofën më të rëndë bërthamore të vendit. Më shumë se 20,000 njerëz vdiqën ose u zhdukën dhe një cunami me valë 30 metra dëmtoi disa reaktorë bërthamorë në zonë.

Më shumë se 100,000 njerëz u evakuuan dhe autoritetet kanë kaluar 10 vitet e fundit duke pastruar zonën – një përpjekje masive që ekspertët thonë se do të duhen dekada për t’u përfunduar./abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!