Telefoni i ardhshëm i Applet, iPhone 13, pritet të heqë ‘shenjën’ e shumëpërfolur të “Face ID”. Ai do të vijë në versionin të cilin e kanë kërkuar qe një kohë të gjatë përdoruesit.
Sipas analistit të Applet, Ming-Chi Kuo, kompania po planifikon ta zvogëlojë ‘shenjën’, bazuar në zhvillimet e prodhimit të telefonit në Azi.
Ai ka thënë se nuk dihet se sa më e vogël do të jetë kjo ‘shenjë’, por pritet që shumë funksione të përfshihen për identifikimin e pronarit në fytyrë. Ajo pritet të ngjajë me versionin origjinal të lancuar tek iPhone X.
Ndërkohë, iPhone 13 pritet të dalë në treg në shtator, sipas kohës së lancimit të të gjithë telefonave të gjigantit amerikan./abcnews.al