Vllaznia luan nesër në Kamzë një ndeshje delikate ndaj Kastriotit, kundërshtar i vështirë për çdokënd në këtë sezon. Shkodranët kërkojnë fitoren pas 5 ndeshjesh në Superiore dhe kualifikimi në Kupë mund t;i ketë dhënë startin e duhur. Para kësaj sfidë në konferencë për mediet foli trajneri i kuqebluve, Thomas Brdaric.
“Jemi shumë mirë kemi arritur në gjysmë finale dhe kemi luajtur mirë ndaj Korabit dhe me mund e djersë kemi merituar gjysmëfinalen. Tani të qetësohemi dhe të mendojmë ndeshjen e radhës, për t’u përqendruar 100% për ndeshjen me Kastriotin.
Më rëndësishmja është të besojmë te fitorja nesër dhe të jemi besimplotë për fitoren nesër dhe të jemi në maksimumin tonë për t’ia dalë. I njehim anët e forta të Kastriotit, janë të përgatitur fizikisht dhe të konsoliduar. Kemi përgatitur një plan ndaj Kastriotit, që të dominojmë nesër dhe të arrijmë fitoren.
Nuk jemi ankuar kurrë për mungesat. Nuk kemi parë nga fundi dhe gjithmonë përpara. Nuk jemi shqetësuar për këtë pjesë, detyra ime është të punoj me lojtarët e gatshëm. Nuk jemi ankuar as për gabimet apo faktin se lojtarët nuk kanë qenë në formën më të mirë.
Detyra ime është t’i përgatis lojtarët që të japin maksimumin. E dimë se gjatë rrugës ka probleme dhe ulje-ngritje, por kjo nuk do të thotë se nuk jemi në nivelin e duhur. Jam i bindur se nëse e marrim me qetësi, e arrijmë objektivin tonë. Nuk është gjë e mirë të na ushtrohet presion për të fituar.
Është e rëndësishme që ekipi të ndihet mirë dhe të përmbushë detyrat e të zhvillohet në fushë. Këtë e kemi bërë në dy fazat e para. Kemi lejuar edhe disa gabime dhe gjëja më e rëndësishme është të mësojmë prej atyre gabimeve.
Të ecim përpara duke i analizuar ato gabime dhe të mos i përsërisim. Këtë sezon kemi bërë më shumë gjëra pozitive sesa negative. Gjoba? Gjëja më e rëndësishme ta mbyllim këtë çështje. Të mos e marrim personale dhe të mos fokusohemi aty.
Të tregojmë forcë të madhe dhe vendosmëri nesër. Ata janë të përgatitur, por presioni vjen edhe nga veshët sepse shumë fjalë nganjëherë ndikojnë edhe te lojtarët. Është mirë të flitet në mënyrë sa më pozitive dhe konkrete. Jemi në gjysmëfinale të Kupës dhe kampionat jemi në lojë. Kjo na motivon për ndeshjet e ardhshme”, u shpreh Brdaric. /abcnews.al