Dimal Golemi është organizatori 15-vjeçar i basketbollit, i cili premton një të ardhme të suksesshme në këtë sport.
“Nuk është karantinë” e ka ndjekur djaloshin gjatë një dite stërvitje dhe ka zbuluar detaje rreth pasionit të tij të madh.
Ndërkohë, ai është shprehur se i pëlqen ky sport, pasi ofron shumë surpriza.
“Basketbolli më pëlqen se pikë së pari është një sport kolektiv, duhet puna në grup për arritur qëllimin dhe një nga elementët kryesorë të basketbollit është kreativiteti në situata të ndryshme. Asnjëherë nuk i dihet si do shkoj loja dhe duhet të gjesh mënyra të reja”.
Më tej, Dimali ka theksuar se basketbolli mund të ketë rivalitet mes skuadrës, por është gjë që zgjidhet.
“Mendoj se secili individ ose person edhe në jetën e përditshme ka talentin e vetë, pastaj në secilin pozicion mendoj se talenti duhet dhe ka një gjë ndryshe nga talenti i tjetrit për shkak se ka edhe pozicione të ndryshme përgjegjësie të ndryshme në lojë. Mund të ketë rivalitet mes skuadrës, por është gjë që zgjidhet”./abcnews.al