Pfizer dhe Johnson & Johnson, marrëveshje për shpërndarjen e 138 milion doza vaksinash në Brazil

schedule08:23 - 20 Mars, 2021

schedule 08:23 - 20 Mars, 2021

Kompanitë farmaceutike Pfizer dhe Johnson & Johnson kanë nënshkruar një marrëveshje me ministrinë braziliane të shëndetësisë për të shpërndarë një total prej 138 milion doza vaksinash Covid-19 në vend.

Pfizer do të shpërndajë 100 milion doza deri në fund të shtatorit, sipas një njoftimi për shtyp nga kompania. Të hënën, ministria e shëndetësisë tha se do të të marrin 13.5 milion doza nga Pfizer në tremujorin e dytë të 2021 dhe 86.5 milion në të tretën.

Agjencia shëndetësore e Brazilit Anvisa nuk ka miratuar ende autorizimin urgjent të vaksinës Johnson & Johnson, megjithëse ministria e shëndetësisë tha se pret të marrë 16.9 milion doza nga kompania në fund të gushtit dhe 21.1 milion të tjera në fund të nëntorit.

Brazili ka miratuar deri më tani tre vaksina për përdorim emergjent gjatë pandemisë, Pfizer, AstraZeneca dhe Sinovac.

Njoftimi vjen ndërsa Brazili vazhdon të raportojë shifra rekord të infektuarish. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!