Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa ka publikuar një video të prapaskenave gjatë xhirimit të videoklipit të këngës së saj të fundit “We’re Good”.
Kënga është publikuar gjatë muajit shkurt ndërkohë që është pritur shumë mirë nga fansat e saj duke marrë deri më tani afro 34 milionë klikime në YouTube.
Ndërkohë, prapaskenat e videoklipit janë shumë interesante pasi paraqiten edhe xhirime të skenave në mënyrë shumë të veçantë nga ekipi realizues.
Kujtojmë se Dua ka arritur një sukses të madh edhe në “Grammy” të këtij viti i cili u mbajt të dielën e kaluar, e ku mori çmimin “Best Pop Vocal Album”./abcnews.al