Klopp: Tani thua për të gjithë “O Zot”, emocionuese të luash ndaj Realit

schedule16:58 - 19 Mars, 2021

schedule 16:58 - 19 Mars, 2021

Liverpool do të përballet me Real Madrid në çerekfinalet e Champions League. “The Reds” sigurisht nuk e harrojnë finalen e humbur para tre viteve dhe trajneri Jurgen Klopp është shfaqur i emocionuar për rivalin që goglat i kanë rezervuar në Champions.

“Emocionuese të përballemi me Realin. Pa asnjë dyshim është një short i vështirë, por e pranoj. Nëse i shkon të gjitha ekipet e tjera mendon ‘O Zot’, pasi të gjithë janë të forta dhe kanë cilësi. Kjo është shumë e qartë. Me të vërtetë mezi i pres ndeshjet me Realin.

Pak më shumë se dy vite më parë u përballëm me ta dhe ishte një natë shumë e vështirë për ne. Ndaj për ta pasur sërish shansin të luajmë me ta është diçka shumë e mirë. E di që është një raund tjetër tani, por është ‘OK’. Nëse luhet në Budapest, në rregull, mirë është.

Normalisht do të ishte e shkëlqyeshme nëse luajmë në ‘Anfield’. Nuk kam asgjë të keqe për të thënë, është shumë bukur të kemi një duel të tillë”, është shprehur fillimisht trajneri gjerman, të cilit më pas i kanë kujtuar edhe duelet e mëparshme kur ai drejtonte skuadrën e Borussia Dortmund.

“Me Dortmund jam përballur edhe më parë me ta në këtë fazë, i kemi pasur edhe në grupe. Ose ata, ose Arsenalin, e kemi pasur gjithmonë. Me Liverpoolin jemi përballur vetëm një herë, por është gjithçka në rregull. Është hera e parë që ndeshem me ta kur nuk kanë lojtarë si Cristiano Ronaldo e Gareth Bale.

Gjithsesi ende te Reali luajnë Ramos, Varane, Kroos, Modric, Casemiro, Carvajal e Benzema. Kanë edhe disa lojtarë të rinj me perspektivë. Po e pres me padurim këtë ndeshje. Ishte e qartë që në këtë fazë do të përballeshim me një kundërshtar të fortë”, mbyll Klopp. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!