Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Harta me flamur serb”, Bushati: Po strehojmë zëdhënësit që mburren me projektin e copëtimit të Kosovës

schedule13:46 - 19 Mars, 2021

schedule 13:46 - 19 Mars, 2021

Deputeti socialist Ditmir Bushati ka reaguar pas gjestit të presidentit serb Aleksandër Vuçiç i cili poston në rrjetet sociale hartën e Kosovës me flamurin serb.

Bushati shprehet se nuk duhet të çuditeni për sa kohë sipas tij hapësira jonë mediatike strehon zëdhënësit që demonstronin me mburrje ato që ai i quan me ironi ‘risitë’ e projektit të copëtimit të Kosovës!

“Mos u çudisni me flamurin serb të vendosur nga Presidenti i Serbisë mbi hartën e Kosovës, përsa kohë hapësira jonë mediatike strehon zëdhënësit që demonstronin me mburrje ‘risitë’ e projektit të copëtimit të Kosovës!”, shkruan Bushati.

Bushati ka mbajtur në mandatin e parë të qeverisjes socialiste postin e ministrit të Jashtëm, ndërsa kreu i qeverisë e hoqi nga lista e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 Prillit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!