“57 mijë nxënës zhvillojnë mësim online”, Kushi zbulon sa mësues janë vaksinuar  

schedule12:35 - 19 Mars, 2021

schedule 12:35 - 19 Mars, 2021

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka deklaruar se janë 57 mijë nxënës  që vijojnë mësimin online aktualisht, pasi Komiteti i Ekspertëve vendosi që në 10 bashki më të rrezikuara për përhapjen e virusit të mbyllen shkollat e mesme.

E ftuar në studion e ABC, me Juli Xhokaxhi, ministrja tha se janë në pritje të një vendimi të dytë të Komitetit të Ekspertëve.

“Përpiqemi të jemi të kujdesshëm kur japim shifra sepse ndryshojnë nga momenti në moment. Ne përpiqemi që në çdo moment mësuesit e infektuar t’i zëvendësojmë. Edhe në rastet kur kanë bërë tamponin edhe kur kanë shenja dhe i zëvendësojmë. Një nga vendimet më të mira q kemi marrë ka qenë kuota për 1 mijë mësues shtesë për të zëvendësuar. Nuk është konsumuar i gjithë. Në rastet më pik të situatës kanë qenë më pak se 500.

Vendimi i fundit i komitetit ka qenë që në 10 bashki me risk është vendosur që shkollat e mesme të kalojnë online. Nga 4800 mijë nxënës janë 57 mijë që vazhdojnë mësimin online. Presim vendimin e radhës të Komitetit të Ekspertëve nëse këto shkolla do të vazhdojnë online. Në të Gjithë Shqipërinë ne po zbatojmë skenarin B, atë të mësimit të kombinuar. Për maturantët kemi vendosur që të bëjnë mësim në klasë. Për ta është shumë i rëndësishëm ky vit. Ne bashkëpunojmë ngushtë me njësitë vendore të kujdesit shëndetësor. Janë ata që gjykojnë situatën.

Raste të mbylljes së shkollave kemi patur shumë pak raste por jo për shumë ditë. Kane qen raste për një apo dy ditë për të bërë dezinfektim total të shkollë. Vetëm kemi rastet e 10 bashkive. Rastet e tjera janë shumë sporadike”, tha ministrja.

Lexo edhe: Përse nuk u pezullua AstraZeneca? Kushi: Mësuesve nuk u është bërë presion

Kushi tha se procesi i vaksinimit të mësuesve po vijon normalisht. Ministrja tha se deri dje janë vaksinuar mbi 6 mijë mësues.

“Deri dje janë vaksinuar mbi 6 mijë mësues. Për mësuesit që kanë humbur jetën gjithmonë rastet janë bërë publike. Meritojnë mbështetej, jo vetëm mësuesit por të gjithë qytetarët. Është një vendim që s’më takon mua, por merret në qeveri. Ka shumë specifika dhe detaje, buxhetin e shtetit e dimë”, tha ministrja. g.v/abcnews.al