Filipinet kanë autorizuar vaksinën ruse Sputnik V kundër Covid-19 për përdorim urgjent.
Fondi rus i investimeve direkte (Rdif) ka konfirmuar lajmin duke specifikuar se Filipinet janë vendi i 52-të që autorizon vaksinën e prodhuar në Rusi. Filipinet kanë regjistruar deri më tani 640,984 raste me Covid dhe 12,887 viktima.
Ndërsa numri i të rikuperuarve ka shkuar në 561, 530./abcnews.al