Presidenti serb: Nëse do të kemi rritje të rasteve me Covid do të shtojmë masat

schedule20:35 - 18 Mars, 2021

schedule 20:35 - 18 Mars, 2021

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se vendi ka mungesa të vaksinës anti-Covid, ndërsa shtoi se brenda 10 ditëve do të marrin më shumë doza.

“Dje në Banjani ne kemi vaksinuar 301 qytetarë dhe për këtë më vjen mirë. Por brenda 10 ditëve ne do të kemi më shumë vaksina”, ka thënë Vuçiç.

Sipas Vuçiç Serbia ka pasur masat më pak shtrënguese, por theksoi se kjo nuk duhet të sjellë mosrespektimin e tyre për të ndërprerë zinxhirin e infeksionit dhe se nëse rastet me Covid do të jenë në rritje mund të ketë edhe zgjatje të masave.

Gjithashtu ai theksoi se pritet që së shpejti të marrë doza të vaksinës ruse dhe AstraZeneca nga skema e Covax.

“Në 1 prill ne do të kemi 1 milion vaksina kineze”, është shprehur Vuçiç duke shtuar se brenda disa ditësh fushata e vaksinimit do të përfshijë të gjithë vendin.

Më tej Vuçiç shtoi: Për herë të parë pashë që situata në Beograd po stabilizohet dhe përqindja e vaksinimit në këto komuna është më e lartë. Nëse bëjmë një krahasim se si ishte situata epidemiologjike më parë dhe se si është sot, atëherë do ta vërejmë ndryshimin dhe numrin e ulët të rasteve”.

/abcnews.al/