Avionët e Forcave Ajrore fluturuan në qiellin e Atikës në mesditën e së enjtes, përpara 25 marsit. Siç raportojnë mediat e vendit, rreth orës 13:15, avionët luftarakë F-16, Mirage 2000 dhe F-4 “copëtuan” qiellin e Atikës në kuadër të fluturimeve provë për paradën e 25 marsit.
Megjithëse paradat e studentëve nuk do të zhvillohen në 25 mars, për shkak të pandemisë së koronavirusit, parada ushtarake do të zhvillohet normalisht në Athinë.
Presidenti i Republikës, Kryeministri, Kryetari i Parlamentit, kreu i Opozitës Zyrtare, Kryetarët e partive të përfaqësuara në Parlament dhe drejtuesit e Forcave të Armatosura do të vendosin një kurorë në Monumentin e Ushtarit të Panjohur . sb/abcnews.al/