Dortmund bëhet gati për shitjen e Haaland, zëvendësuesi vjen nga Liverpool

schedule14:57 - 18 Mars, 2021

schedule 14:57 - 18 Mars, 2021

Dortmund e ka të qartë që nuk mund të evitojë dot largimin e Erling Haaland në merkaton e verës. Interesimi për 20-vjeçarin norvegjez është i madh, teksa klubi gjerman kërkon 150 milion euro për ta lënë të lirë.

Drejtuesit e verdhezinjve po punojnë për të gjetur pasuesin e tij dhe kanë hedhur sytë nga Premier League. Një nga të preferuarit është Divock Origi, sulmuesi belg i Liverpool.

 

Origi duke festuar një gol me Xherdan Shaqirin

Jurgen Klopp nuk e ka në plane për sezonin e ardhshëm 25-vjeçarin, i cili ka shënuar një gol dhe numëron dy asiste të dhuruara këtë sezon.

Kampionët e Anglisë kërkojnë 15 milion euro për ta lënë të lirë, shumë që Dortmundi nuk e ka aspak problem ta paguajë. /abcnews.al