Oriola Marashi feston ditëlindjen, partneri e uron me fotot e papublikuara më parë

schedule14:15 - 18 Mars, 2021

schedule 14:15 - 18 Mars, 2021

Eros Grezda dhe Oriola Marashi janë një ndër çiftet më të dashur të ekranit shqiptar. Dyshja konfirmoi lidhjen e tyre të dashurisë vitin e kaluar pas spekulimeve që qarkulluan për muaj të tërë.

Tashmë ata janë bërë të pandashëm, dhe dashurinë që kanë për njëri-tjetrin nuk ngurojnë ta bëjnë publike në rrjete sociale. Ditën e sotme, modelja feston ditëlindjen dhe futbollisti ka bërë një kolazh me momentet më të bukura që ka kaluar me të.

“Urime ditëlindjen, të dua”, janë fjalët e Grezdës krahas postimit. Pasi konfirmuan lidhjen, u përfol se dyshja e famshme kishin hedhur një hap drejt fejesës, por ende nuk ka një reagim publik nga ana e tyre. /abcnews.al