Ofertë konkrete e Chelsea për Dybala, sirena franceze për “luftëtarin” Vidal

schedule12:12 - 18 Mars, 2021

schedule 12:12 - 18 Mars, 2021

Chelsea do të jetë një nga klubet më aktivë në merkaton e verës. Ekipi londinez po bën shumë mirë nën drejtimin e Thomas Tuchel , teksa drejtuesit po përgatisin një ofertë për Paulo Dybala.

27-vjeçari ofensiv nuk po gjen akordin e rinovimit me Juventusin dhe “Blutë e Londrës” do të ofrojnë zyrtarisht 50 milion euro për kartonin e tij.

Një tjetër futbollist latin mund të largohet nga Serie A në fund të sezonit. Arturo Vidal ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm me Interin, por pritet të transferohet në Ligue 1.

Trajneri i ri i Marseille, Jorge Sampaoli i ka kërkuar drejtuesve t’i sjellin “luftëtarin” kilen në ekip, me të cilin ka punuar gjatë 4 viteve që drejtoi Kilin (2012-2016). /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!