Greqia fillon lehtësimin e masave anti-Covid

schedule12:16 - 18 Mars, 2021

schedule 12:16 - 18 Mars, 2021

Qeveria greke do të lehtësojë masat pavarësisht shifrave të larta të infektuarve dhe të shtruarve në spitale.

Në një intervistë për CNN, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis  tha se vendi do të fillojë lehtësimin e masave për një rikthim në aspektin ekonomik.

Për sa i përket fundjavave, ai theksoi se do të ketë ndryshime në orën policore dhe mundësinë e lëvizjes jashtë qyteteve. Sigurisht, ekziston një shqetësim i madh për situatën në të cilën ndodhet spitalet në Greqi.

Sidoqoftë, pikëpamjet e ekspertëve për zbutjen graduale të masave të miratuara nga qeveria ndryshojnë. Disa njerëz mendojnë se lodhja e njerëzve ka çuar në mosrespektimin e masave, për këtë arsye qeveria ka menduar të lehtësojë disa prej tyre.

Komiteti Shëndetësor, në mbledhjen e tij nesër, do të vlerësojë situatën epidemiologjike në të gjithë vendin. Ai do të vlerësojë masat dhe do të shqyrtojë ndryshimet që duhen dhe do të shpallet vendimi pas 48 orësh./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!