“Lojtarë pa gjak”, shpërthen Safet Gjici, të gjithë në rrezik te Kukësi

schedule08:14 - 18 Mars, 2021

schedule 08:14 - 18 Mars, 2021

Kukësi u eliminua nga Kupa e Shqipërisë, pas humbjes me Teutën në çerekfinale. Verilindorët rrezikojnë të mbeten jashtë kupave të Europës që prej kur u bënë pjesë e Superiores në vitin 2012.

Pa asnjë diskutim do të ishte një dështim i madh dhe i pari që e pëson është trajneri Mirel Josa, me të cilin vazhdimi i bashkëpunimit është i vështirë edhe për sezonin tjetër.

Presidenti Safet Gjici edhe ka folur pas eliminimit nga Kupa dhe në rrezik është edhe drejtori sportiv Nderim Nexhipi dhe shumë futbollistë, nisur edhe nga ajo që kreu i klubit të Kukësit ka deklaruar.

Faqja e parë e Panorama Sport është hapur me një titull mjaft të fortë. “Teuta djeg Kukësin, Gjici: Futbollistë pa gjak”. Zhgënjimi i presidenti duket qartë, ndërkohë që në nëntitull shënjestra është Nexhipi.

“Shpërthen presidenti: Merkato shumë e dobët, masa ekstreme”, veçon e përditshmja sportive, ndërkohë që tani Kukësit i ka mbetur të luftojë në kampionat. Një shans për të kapur Europën është kalimi në renditje i Tiranës dhe moslicencimi i Vllaznisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!