FIFA aplikoi një rregull të veçantë vitin e kaluar në lidhje me pandeminë e koronavirusit. Klubet kanë të drejtën e tyre për të penguar largimin e lojtarëve në kombëtare dhe në Francë po e shfrytëzojnë këtë opsion.
Klubet e Ligue 1 dhe Ligue 2 kanë rënë dakord gjatë ditës së sotme për të bllokuar largimin e lojtarëve drejt kombëtareve që ndodhen jashtë Bashkimit Evropian.
Nga një gjë e tillë mund ta pësojë edhe Shqipëria, që do humbiste shërbimet e Qazim Laçit. Mesfushori dibran është pjesë e AC Ajaccio që garon në Ligue 2, teksa është ftuar rregullisht nga trajneri Reja në ndeshjet e fundit. /abcnews.al