“Ishim të rrezikshëm”, Canaj: Shpërdoruam, Vllaznisë i ranë në sy talentet tonë

schedule18:33 - 17 Mars, 2021

schedule 18:33 - 17 Mars, 2021

Vllaznia e mundi me shifrat 1-0 dhe mbylli aventurën e Korabit në Kupën e Shqipërisë. Pas ndeshjes për Supersport foli trajneri i dibranëve, Agim Canaj.

“E thashë se favorit ishte Vllaznia, por e thamë se nuk do e lëshonim. Luajtëm mirë, nuk u shthurëm dhe arritëm të ishim të rrezikshëm, si ai me Markun. Në pjesën e dytë u kthyem dhe patëm rastet tona. Në qoftë se Skuka do ishte më deciziv mund ta çonim lojën në shtesë.

Djemtë, që janë shumica të rinj dhanë gjithçka dhe jam i kënaqur, megjithëse skuadra ka vështirësi. Kemi objektiv të sulmojmë vendin e parë në Kategorinë e Parë. Ky ishte një test dhe çunat e meritonin të paktën të çonin lojën në shtesë.

Jo gjithmonë mund të shënosh në futboll, krijojmë shumë raste dhe mungon saktësia para portës. Skuadra është ngritur psikologjikisht dhe ka bërë ndeshje të mira. Kjo është faza më e nxehtë e grupit të veriut, që është shumë i fortë dhe është njësoj si vendi i parë dhe i fundit.

Skuadrat e tjera janë më shumë të investuara, kur e mora unë ikën 4 lojtarë, vetëm para pak ditësh nga starti. Mund të kishim më shumë pikë, por shpresoj të konsolidohemi dhe të arrijmë vendin e parë. Kemi tre katër elementë, që mund të luajnë edhe në Superiore, madje edhe këtu te Vllaznia i pëlqyen shumë dhe kjo ndeshje ishte si vitrinë për ata lojtarë”, u shpreh Canaj. /abcnews.al