Brdaric: Ndaj Korabit fitore e mundimshme, duhet ta kishim mbyllur ndeshjen

schedule18:14 - 17 Mars, 2021

schedule 18:14 - 17 Mars, 2021

Vllaznia u rikthye te fitorja pas pesë ndeshjesh. Kuqeblutë iu falën golit të Krujës për të fituar 1-0 në “Loro Boriçi” kundër Korabit, triumf që solli kalimin e ekipit shkodran në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë. Trajneri Thomas Brdaric foli për Supersport rreth ndeshjes së sotme, ku ndër të tjera tha:

“Sot vlente vetëm fitorja, ishte e vështirë dhe e mundimshme, por unë pashë shumë elemente pozitivë sot dhe mund të shërbejë si një pikënisje për të bërë mirë më tej.

U munduam të çajmë nga krahët dhe të krijojmë shanse për shënim dhe në momente të tilla duhet të gjesh golin e dytë sepse në raste të tilla mund të ndëshkohesh siç mund të ndodhte në fund.

Futë lojtarët më të mirë dhe ata që mund të bënin më mirë për skuadrën dhe jam i kënaqur nga ajo që bënë në fushë. Unë kam një drejtor sportiv dhe staf timin.

Kështu luajmë ne ky është stili ynë dhe këtë mënyrë kemi zgjedhur. Duam të dominojmë lojën, të vendosim kundërshtarin në presion dhe të çajmë me pasimet tona. Korabi u tërhoq shumë sot.

Ka ndeshje kur nuk është aspak e lehtë. Jemi munduar të qëndrojmë me këmbë në tokë edhe kur po fitonim. Jemi munduar të përmbahemi edhe në festën pas ndeshjes. Ka momente kur feston pak dhe ka momente kur feston shumë”, u shpreh Brdaric. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!