Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Martini: Teuta ime ringrihet gjithmonë, sot ishim plot grintë dhe siguri

schedule18:07 - 17 Mars, 2021

schedule 18:07 - 17 Mars, 2021

Teuta siguroi një fitore të rëndësishme përballë Kukësit. Ekipi bregdetar mposhti 1-0 Kukësin në “Niko Dovana” dhe siguroi kualifikimin në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë. Trajneri i Teutës, Edi Martini analizoi suksesin e sotëm për mikrofonat e Supersport.

FORCA – “Unë e kam thënë edhe gjatë sezonit: në momentet që jemi rrëzuar mësojmë të ringrihemi. Ky është nga karakteri i djemve, të cilët nuk ndalen për asnjë moment në stërvitje dhe në ndeshje”.

FITORJA – “Sot na takon të gëzohemi pak. Kemi të dielën ndeshjen me Partizanin, ku duhet të jemi të fokusuar dhe të bëjmë maksimumin. Kualifikimi është shumë i rëndësishëm për ne”.

NDESHJA – “Këto ndeshje janë shumë të rrezikshme, mjafton që të bësh një gabim dhe nuk e merr veten. Do doja golin e dytë që të ishim më të qetë. Megjithatë, duke parë që kishim një kundërshtar si Kukësi që ka një ekip shumë të mirë, ne duhet të jemi të kënaqur. Mund të them se ky është një ekip me grintë”.

ELOZHET – “Ne kemi pësuar gola në momente të veçanta, por sot djemtë ishin më të vendosur. Mendoj se ekipi vendosi shpirtin në fushë. Ishim të vendosur mirë prapa dhe nuk rrezikuam. Dua të kompimentoj ekipin, pasi bënë një ndeshje shumë të mirë. Më bëhet qejfi shumë për  këtë që treguan djemtë”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!