Të kthehet lëvizja e lirë brenda BE-së, Greqi aprovon certifikatën jeshile të vaksinimit

schedule16:43 - 17 Mars, 2021

schedule 16:43 - 17 Mars, 2021

Autoritete Shëndetësore në Greqi kanë adaptuar propozimin e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis për aprovimin e certifikatës digjitale jeshile të vaksinimit.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka njoftuar propozimin e Ekzekutivit të BE, bashkë me Komisionerin e Drejtësisë Didier Raders dhe Komisionerin e Tregut të Brendshëm Thierry Breton, në mënyrë që qytetarët evropianë të mund të gëzojnë edhe një herë të drejtën e lëvizjes së lirë, raportojnë mediat në vend.

Pikërisht lëvizja e lirë është kufizuar në mënyrë dramatike kudo në botë për shkak të rregullave anti-covid. Veç certifikatës jeshile, duhen prova alternative të një testi PCR të bërë së fundmi dhe një testi të antitrupave, nëse e keni kaluar virusin.

Komisioneri Raders theksoi se certifikata do të ishte një mjet për shtetet anëtare dhe madje mund të përdoret për udhëtime me makinë nga një shtet anëtar në tjetrin.  Sipas tij, certifikata do të jetë e përkohshme dhe nuk do të jetë më e nevojshme kur Organizata Botërore e Shëndetësisë njofton zyrtarisht përfundimin e pandemisë.

Certifikata standarde për udhëtime mes Evropës dhe vendeve të treta do të jetë në version digjital dhe të shtypur e në dy gjuhë: do të ketë gjuhën zyrtare të shtetit dhe atë anglisht. sb/abcnews.al/