Falsifikonin kartëmonedha, mes shtatë të arrestuarve në Elbasan edhe ish-prefekti

schedule11:21 - 17 Mars, 2021

schedule 11:21 - 17 Mars, 2021

Policia e Elbasanit finalizoi dje operacionin “Kartëmonedha”, ku ranë në pranga shtatë persona të akuzuar për falsifikim parash. Burime për abcnews.al bëjnë me dije se mes të arrestuarve është edhe i Rezart Kovaçi, ish prefekti i Elbasanit.

Policia sqaroi dje se të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë një periudhe kohore disamujore, kanë hedhur në treg dhe kanë përdorur kartëmonedha të prerjeve të ndryshme të dyshuara si të falsifikuara, në disa qytete, si Elbasan, Tiranë, Krujë, Fier etj.

Lexo edhe: Hidhnin në treg kartëmonedha të falsifikuara në këto qytete, arrestohen 7 persona në Elbasan

Gjatë operacionit, këtyre shtetasve u janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave: 158.000 lekë shqiptare të dyshuara si të falsifikuara, 9 aparate celular edhe 2 automjete. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!