Ardi Veliu: Kemi bërë progres në përfshirjen e grave në polici

schedule09:20 - 17 Mars, 2021

schedule 09:20 - 17 Mars, 2021

Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu deklaroi gjatë fjalës së tij në trajnimin e mbajtur ditën e sotme për barazinë gjinore se policia ka bërë progres të rëndësishëm në përfshirjen e grave në polici dhe rritjen e tyre në detyrë. Ai tha se aktualisht në radhët e policisë së Shtetit ka 9.8% të punonjësve me gradën policore, femra.

“Në kuadër të promovimit të qeverisjes së përgjegjshme gjinore dhe rritjes së pjesëmarrjes së grave në jetën politike dhe publike, kemi ndërmarrë hapa të shumtë në drejtim të përforcimit të politikave për barazi gjinore, me qëllim krijimin në vend të një shoqërie që vlerëson barazinë gjinore si një parakusht për zhvillimin e qëndrueshëm dhe zero tolerancë kundër dhunës me bazë gjinore.
Në këtë kuadër, Policia e Shtetit ka bërë një progres të rëndësishëm mbi promovimin e gruas në Polici, përfshirjen e tyre në një sërë trajnimesh, si dhe ngritjen e tyre në pozicione drejtuese.
Përqindja e grave në Policinë e Shtetit, aktualisht rezulton se kemi 14.4 % me total punonjëse gra 1563, nga këto punonjëse femra me gradë policore kemi 9.8%, ndërsa po punojmë për rritjen e përqindjes më tej të grave drejtuese policie, duke hapur konkurrimin e drejtë sipas Ligjit të Policisë së Shtetit”, tha Ardi Veliu./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!