Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Barcelona synon afrimin me kreun, Messi gati të barazojë rekordin e veçantë

schedule14:39 - 15 Mars, 2021

schedule 14:39 - 15 Mars, 2021

Barcelona luan sonte në mbrëmje ndeshjen e radhës në kampionat. Ekipi i Roland Koeman pret Huesca në “Camp Nou”, takim që nis prej orës 21:00.

Katalanasit do të tentojnë fitoren e katërt radhazi në La Liga. Atletico kryesuese ka lënë pikë në ndeshjet e fundit dhe triumfi i sotëm e dërgon Barcelonën 4 pikë larg kreut.

Leo Messi vazhdon të vendosë rekorde të ndryshme. “Pleshti” ka kaluar legjendën Pele sa i përket numrit të golave të shënuar me një skuadër të vetme.

Braziliani i famshëm realizoi 643 gola me Santos, ndërsa Messi ndodhet në kuotën e 659 golave me Barcelonën. Sot pritet të barazojë një tjetër rekord.

Pasi kaloi Xavin sa i përket numrit të ndeshjeve me shiritin e kapitenit në krah, Messi do të barazojë ish-mesfushorin në lidhje me ndeshjet zyrtare me skuadrën katalanase.

Xavi numëron 767 ndeshje me Barcelonën si askush tjetër, shifër që do e arrijë edhe ylli argjentinas, gjithmonë nëse luan sonte përballë Huesca. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!