Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Më mungon familja”, Havertz tregon vështirësitë e të jetuarit në Londër

schedule22:33 - 15 Mars, 2021

schedule 22:33 - 15 Mars, 2021

Mesfushori i Chelseas, Kai Havertz, e pranon se nuk e ka aspak të lehtë të përshtatet me futbollin anglez. Në një prononcim për “Mirror Football”, gjermani i cili ka qenë shpesh herë në qendër të kritikave për paraqitjet e tij në fushë shprehet se i mungon familja e tij. Megjithatë, 21-vjeçari nuk kërkon të justifikohet dhe premton se do të japë më të mirën në fushë.

“Për mua ka qenë shumë e vështirë për të ndryshuar gjithçka. Nuk është e lehtë, por tashmë jam këtu prej gjashtë muajsh dhe po mësohem me vendin dhe jetesën në Londër. Shpresoj që të takoj sa më shpejt familjen time. E pranoj se është e vështirë, gjithmonë më ka pëlqyer të kaloj kohë me ta”, deklaron gjermani.

 

“Por,kjo nuk vlen vetëm për mua. Janë me qindra njerëz të tjerë që janë në një situatë akoma dhe më të keqe se unë. Kjo nuk është një justifikim dhe unë premtoj se do të jap maksimumin në fushë”, përfundon Havertz. Mesfushori numëron 29 ndeshje deri më tani me londinezët në të gjithë kompeticionet, ku ka shënuar 5 gola e ka dhuruar 7 asiste për shokët e skuadrës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!