Sturm Graz po zhvillon një sezon të mirë dhe sot siguroi një fitore drithëruese 2-1 në shtëpi përballë Austria Vienna. Pjesë e ekipit austriak janë Bekim Balaj dhe Dardan Shabanhaxhaj, të cilët e nisën ndeshjen nga stoli.
Miqtë mbetën me dhjetë lojtarë në minutën e 57-të dhe trajneri i Sturm aktivizoi dy lojtarët shqiptarë në minutën e 82-të. Sulmuesit të kombëtares shqiptare i mjaftuan tre minuta për të lënë shenjën e tij.
L’action du but de Sturm Graz initiée par Bekim Balaj (juste après son entrée en jeu) pic.twitter.com/kc5R07EDVq
— Football Albanais (@FutbolliShqipFR) March 14, 2021
Balaj dhuroi një asist të bukur për Kevin Friesenbichler dhe ky i fundit dërgoi topin në rrjetë, duke kaluar ekipin e tij në avantazh. Austria gjeti golin e barazimit dy minuta më vonë, por Sturm shënoi sërish në minutën e katër shtesë dhe fitoi ndeshjen. /abcnews.al