Partizani fitoi edhe sot ndaj Tiranës dhe regjistroi triumfin e dytë rresht në derbi, duke konfirmuar avantazhin ndaj bardhebluve në betejat direkte, që ende nuk po e gjejnë vazhdueshmërinë dhe formulën fituese në këtë ndeshje kaq të rëndësishme për ta.
Nuk kishte sesi të mos mungonte reagimi i Erion Braçes pas kësaj ndeshje. Zëvendës kryeministri njihet botërisht tashmë për tifozllëkun e tij për Partizanin dhe urrjejten sportive me ultrasit e Tiranës, që e vënë herë pas herë në shënjestër.
Por kjo është radha e Braçes. Deputeti i PS ka postuar një foto nga festa e Partizanit pas ndeshjes, ku ngacmon me një batutë nga filmi “Shoku ynë Tili”. “Histori e gjatë. Përsëritet për në si fitore, për ata si dramë. Kryeqyteti është i kuq.
Shoku ynë Tili do vijojë t’i thotë Big Nonës se ishte në stadium, por u rrah nga Partizani”, shkruan Braçe, duke vijuar ironinë e nisur nga Partizani në rrjetet sociale me subjekt Tilin. Tirana ka edhe një mundësi të fundit këtë sezon për të marrë revanshin. /abcnews.al


