Endokrinologut Husi i mori jetën Covid-19, Basha: Humbje të pazëvendësueshme për mjekësinë

schedule15:31 - 13 Mars, 2021

schedule 15:31 - 13 Mars, 2021

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas ndarjes nga jeta të mjekut endokrinolog Gerond Husi, si pasojë e koronavirusit. Në një mesazh ngushëllimi në mediat sociale, Basha shprehet se sot mësoi me dhimbje për një tjetër humbje nga bluzat e bardha.

Kryedemokrati e përshkuan Husin si një mjek profesionist, të shkëlqyer, njerëzor e të papërtuar.

Prej disa ditësh Husi ndodhej i shtruar në një spital në Stamboll. Gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar menjëherë, edhe pse ai nuk kishte sëmundje të tjera shoqëruese. Prej vitesh ai ushtronte detyrën e tij pranë qendrës spitalore universitare si mjek endokrinolog. sb/abcnews.al/