Ish-presidentja e Bolivisë, Jeanine Anez, dhe disa ish-ministra janë arrestuar.
Prokurorët thonë se ajo dhe ministrat morën pjesë në një grusht shteti kundër presidentit Evo Morales në 2019. Morales dha dorëheqjen dhe u largua nga Bolivia pas protestave dhe akuzave për mashtrim elektoral.
Anez tha se ishte viktimë e një hakmarrje politike nga partia Mas Socialiste e Morales. Partia siguroi një fitore të thellë në zgjedhjet presidenciale dhe kongresit në tetor të vitit të kaluar, duke i hapur rrugën Morales të kthehej nga Argjentina dhe të merrte drejtimin e partisë Mas.
Kolegu i tij Luis Arce u zgjodh president, megjithëse Arce theksoi në një intervistë për BBC vitin e kaluar se ai do të ndiqte rrugën e tij politike, duke thënë se nuk kishte të njëjtën qasje si Evo Morales.
Si senatorja më e vjetër, Anez u bë presidente e përkohshme pasi largimit të Morales.
Por anëtarët e partisë Mas e akuzuan atë për grusht shteti. Ajo u arrestua në orët e para të së shtunës në qytetin e Trinidad, sipas njoftimit të një ministri të qeverisë, Eduardo Del Castillo Del Carpio.
“Përndjekja politike ka filluar,” tha Anez në postimin e saj. “MAS ka vendosur të kthehet në stilet e diktaturës. Një turp, sepse Bolivia nuk ka nevojë për diktatorë, ajo ka nevojë për liri dhe zgjidhje”./abcnews.al