I dhanë fund fejesës 2-vjeçare, zbulohet arsyeja e ndarjes mes Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez

schedule08:27 - 13 Mars, 2021

schedule 08:27 - 13 Mars, 2021

Mbrëmjen e djeshme, mediat e huaja raportuan se Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez i kanë dhënë fund fejesës së tyre 2-vjeçare. Megjithëse dyshja po planifikonin të martoheshin, gjërat përfunduan deri në ndarje dhe shkak për këtë është bërë skandali i Alexit me yllin e “Southern Charm”, Madison LeCroy.

Një burim është shprehur për “Page Six” se çifti vendosi të ndahej pasi Rodriguez u përfol se e ka tradhëtuar me LeCroy-n. Në janar, nisën akuzat që përfshinin të fejuarin e këngëtares, por Madison LeCroy i mohoi duke thënë se nuk ishte takuar kurrë personalisht me të.

J-Rod Done: Lopez, Rodriguez Call Off 2-year Engagement - Bloomberg

Ai kurrë nuk e ka tradhtuar fizikisht të fejuarën e tij me mua,” deklaroi LeCroy për Page Six në Shkurt. Lopez, e cila nisi të shoqërohej me Rodriguez në vitin 2017 zbuloi kohët e fundit se ajo dhe 45-vjeçari kishin ndjekur një terapist gjatë kohës që ishin në karantinë. /abcnews.al

J.Lo, Alex Rodriguez split after 4 years, reports say | khou.com

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!