Veliaj flet për ABC për nxjerrjen e FRD-së nga zyrat: Përplasja me Metën do të hyjë në histori

schedule13:56 - 12 Mars, 2021

schedule 13:56 - 12 Mars, 2021

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj  foli për ABC për nxjerrjen e FRD-së nga zyrat e saj.

Gjatë intervistës me gazetaren Juli Xhokaxhi, Veliaj tha se pronat e Bashkisë janë liruar nga kushdo dhe se policia po bën detyrën e saj.

“Përplasja me Presidentin do të hyjë në histori si degradim i institucioneve”, tha Veliaj.

Lexo edhe: Sherr dhe grushte në zyrat e FRD-së, Meta-policëve: Do përfundoni nën këmbët e shqiptarëve

Incidenti ndodhi ditën e sotme në zyrat e FRD-së pasi u kërkua lirimi i zyrave.

Presidenti Ilir Meta, i cili shkoi në ambientet e kësaj force politike pati përplasje me Policinë Bashkiake. Meta kërkoi largimin e policisë pasi e konsideroi shkelje të ligjit nxjerrjen jashtë të kësaj partie.

/abcnews.al/