Rinovimi i Franck Kessie po kthehet në një çështje te Milani. Mesfushori ishte një ndër më të mirët për kuqezinjtë ditën e djeshme në barazimin 1-1 kundër Manchester United, ku sigurisht ra në sy paraqitja e ish-lojtarit të Atalantës.
Sipas raportimit të “La Gazzetta dello Sport”, janë tre klube angleze dhe Real Madrid që e kërkojnë 24-vjeçarin. Kujtojmë që Kessie i përfundon kontrata në vitin 2022 dhe drejtuesit e “Djallit” duhet të nxitojnë për të rinovuar me të, në rast se nuk dëshirojnë ta humbasin.
Kartoni i mesfushorit nga Bregu i Fildishtë vlerësohet diku te 50 milionë euro, një shifër kjo që synon më shumë të trembë klubet e interesuara për të. Gjithçka pritet të vendoset gjatë merkatos së verës, por në fund do të jetë vetë Franck ai që do të vendosë për të ardhmen e tij. /abcnews.al