Isa Sakja, ish-kryebashkiaku i Kavajës ka reaguar pasi u procedua si organizator për pritjen e djeshme të kreut të PD, Lulzim Basha. Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Sakja shkruan se nuk i tremb asgjë. Sipas tij, policia e shtetit nuk duhet të përdoret “si vegël qorre e qeverisjes në ikje.”
Gjithashtu, ish kryebashkiku shkruan se nuk frikësohet një qytet që lirinë e ka të shenjtë.
POSTIMI I PLOTË
Nuk na tremb asgje!
Policia e Shtetit nuk ka pse perdoret si vegel qorre e qeverise ne ikje.
Nuk frikesohet nje qytet…Posted by Isa Sakja on Friday, March 12, 2021
Kujtojmë se kryedemokrati Lulzim Basha u prit me brohoritje nga një numër i madh qytetarësh pasi mbërriti në Kavajë. Pas kësaj, policia në kuadër të organizimit për tubim në kohë pandemie ka proceduar penalisht 20 persona.
Mes tyre, si organizator u procedua edhe Isa Sakja. Po ashtu, në kuadër të respektimit të masave anti-covid për tubimet politike, policia ka gjobitur me shumën 5 milionë lekë Partinë Demokratike. sb/abcnews.al/