Komiteti Teknik në Kosovë ka zhvilluar ditën e sotme mbledhjen për vlerësimin e situatës epidemiologjike lidhur me Covid-19.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti tha se pritet që brenda disa javëve të vijnë dozat dhe të nisë procesi i vaksinimit të qytetarëve.
“Jemi në fazën finale të kësaj pandemie, për disa javë presim arritjen e vaksinave dhe do të fillojmë vaksinimin masiv. Informatat që mora dje nga ministri i Shëndetësisë dhe drejtori i IKSHPK-së, janë shumë inkurajuese edhe për përgatitjet teknike”, tha më tej Hoti.
/abcnews.al/