Në luftë për të gjurmuar koronavirusin, Emiratet e Bashkuara Arabe regjistrojnë qentë K9

schedule08:43 - 12 Mars, 2021

schedule 08:43 - 12 Mars, 2021

Ministria e Brendshme e Emirateve të Bashkuara Arabe ka filluar regjistrimin e njësive të lëvizshme të qenve K9 për të gjurmuar raste të mundshme të koronavirusit.

Sipas agjensisë shtetërore e lajmeve WAM, njësitë do të punojnë në zona dhe vende të veçanta gjatë ngjarjeve dhe konkurseve për t’u dhënë mundësi organizatorëve dhe autoriteteve shëndetësore të frenojnë përhapjen e COVID-19.

Ekipi Kombëtar i Emirateve ka punuar me shkollën më të vjetër veterinare në Europë, Shkolla Kombëtare Veterinare e Alfortit në Francë, për të ngritur seminare trajnimi për njësitë K9, shtoi raporti.

Gulf Neës raportoi se Emiratet e Bashkuara Arabe kanë përdorur qentë në pikat e shumta të hyrjes për të zbuluar rastet e COVID-19 midis udhëtarëve dhe që zyrtarët e brendshëm më herët thanë se qentë e policisë K9 janë vendosur në aeroportet Abu Dhabi dhe Sharjah dhe në pikën kufitare Ghuëaifat./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!