Joan Laporta sapo i ka marrë frenat e Barcelonës, por i ka planet e qarta për të ardhmen e ekipit, që aktualisht nuk është në gjendjen e duhur, por me pak ndërhyrje mund të kthehet konkurrues për çdo trofe.
Duhet të shiten disa lojtarë për t’i hapur rrugë të tjerëve dhe lista është hartuar. Antoine Griezmann do të shitet. Kontrata e tij përfundon në verën e vitit 2024.
Francezi është “fantazmë” në fushë në shumicën e kohës dhe Laporta dëshiron të nxjerrë para nga shitja e tij për të sjellë në Katalunjë yje si Haaland dhe Alaba.
Lajmin e konfirmon e përditshmja AS, që shton se Laporta pritet të punojë fort në lojtarët në dalje për të fituar fondet e duhura për merkaton e verës.
Barça ka parakontratë me Eric Garcia, teksa është në tratativa me Agueron dhe Alaban. Mund të ketë lëvizje edhe për Haaland, por kjo do ndodhë vetëm pas shitjes së Griezmann dhe dhe Coutinho. Talentet e akademisë do të jenë epiqendra e evolucionit. /abcnews.al