Trashëgimtarja e fronit suedez, Princesha Victoria dhe Princi Daniel janë diagnostikuar me koronavirus, njoftoi sot pallati mbretëror.
“Princesha e kurorës dhe Princi Daniel kanë treguar simptoma të lehta, por janë mirë duke pasur parasysh rrethanat,” tha në një deklaratë pallati suedez, duke shtuar se çifti ishte në karantinë me dy fëmijët e tyre, Princeshën Estelle dhe Princin Oskar.
Victoria 43-vjeçare është e radhës për fronin suedez, i cili aktualisht sundohet nga babai i saj, mbreti Charles XVI Gustavos. Si Mbreti i Suedisë ashtu edhe Mbretëresha Sylvia janë vaksinuar. g.v/abcnews.al