Gazetari Investigativ Artan Hoxha përmes një postimi në Facebook ka komentuar debatin me shkëmbim akuzash në distancë mes Petrit Vasilit nga LSI-ja dhe ish-it të kësaj partie, që tashmë ka kaluar në radhët e PS-së, Lefter Koka.
E ndërsa ka postuar një foto të disa viteve më parë ku shfaqen Ilir Meta duke kërcyer me Lefter Kokën, Bes Kallakun dhe Ard Daullxhiu, personazh i njohur jo vetëm në Durrës, Artan Hoxha thotë se e shqetëson heshtja e Narit (Leonard Koka), i cili është vëllai i Lefter Kokës dhe që njihet si kumbari i marrëveshjes Rama-Meta në 2013.
“Nuk me çudit sulmi i eger dhe i pameshirshem i LSI-se kunder Terit, por me shqeteson heshtja e Narit!!!” shkruan Hoxha.