Rriten shpresat për kurim, zbulohet rasti i dytë që shërohet nga HIV në mënyrë të natyrshme

schedule10:31 - 11 Mars, 2021

schedule 10:31 - 11 Mars, 2021

Shkencëtarët në Argjentinë kanë zbuluar personin e dytë, i cili është shëruar në mënyrë natyrale nga infeksioni HIV.

Bëhet fjalë për një grua argjentinase në të tridhjetat nga qytet i Esperanzas. Ajo është zbuluar se nuk ka simptoma të virusit, tetë vite pas diagnostikimit, duke rritur shpresat për shërimin edhe të tjerëve në të ardhmen.

Lajmin e mirë e kanë bërë publikë, një grup shkencëtarësh nga Harvardi, duke sjellë shpresë për shërimin e 38 milionë njerëzve mbarë botës.

E njohur si “Pacienti Esperanza”, gruaja është personi i dytë që është shëruar, pas Loreen Ëillenberg, 67-vjeçare nga San Francisko./abcnews.al