Klopp: Mbrojtja u tregua e shkëlqyer, s’e lamë Leipzig të merrte frymë

schedule08:56 - 11 Mars, 2021

schedule 08:56 - 11 Mars, 2021

Liverpool dhe Leipzig u përballën sërish mes tyre në “Puskas Arena” të Budapestit, stadium ku u regjistrua i njëjti rezultat si më 16 shkurt. “The Reds” fituan përsëri 2-0 dhe u kualifikuan në tetë skuadrat më të mira të Champions League.

Momo Salah dhe Sadio Mane realizuan golat e fitores në pjesën e dytë dhe i dhuruan një fitore të rëndësishme për moralin kampionëve të Anglisë. Jurgen Klopp shfaqet i lumtur në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, sidomos për faktin që ekipi i tij nuk pësoi gol.

Ishim gati dhe u përgjigjëm shumë mirë, duke lënë pas krahëve periudhën jo të lumtur që po kalojmë në kampionat. Djemtë nuk i lejuan hapësira kundërshtarëve, u treguan të aftë. Zhvilluam një performancë të jashtëzakonshme në mbrojtje.

Kur ishte e nevojshme luajtëm edhe në mënyrë të pistë. Në pjesën e parë krijuam shumë raste për gol, por na mungoi freskia. Më pëlqeu fakti që nuk e lejuam Leipzigun të bënte lojën e vet. Të gjithë e dimë sesa të rrezikshme janë skuadrat gjermane kur luhet futboll i hapur“, theksoi Klopp. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!