Kamboxhia ka raportuar viktimën e parë nga koronavirusi mes shpërthimit të saj më të madh të Covid deri më tani.
Viktima është një 50 vjeçar, i cili rezultoi pozitiv 2 javë më parë.
Vendi ka regjistruar 1,124 raste me koronavirus në total. Kombi i Azisë Juglindore me rreth 16 milion banorë ndodhet pranë Laosit, Tajlandës dhe Vietnamit, të cilët kanë qenë të gjithë të suksesshëm në mbajtjen nën kontroll të shpërthimeve të koronavirusit.
Kamboxhia filloi programin e saj të vaksinimit Covid muajin e kaluar./abcnews.al