Një grua nga Utah ka zbuluar në shtëpinë e saj një gur varri nga viti 1890.
Elise Armand po shikonte në depon e shtëpisë, kur pa gurin e varrit në tokë në mes të ndërtesës dhe garazhit së saj. Në gur ishin të shkruar emrat e tre fëmijëve, dy nga ata binjakë, që kishin vdekur në dimrin e vitit 1898 dhe 1899.
Armand bëri disa hetime dhe gjeti se varri i fëmijëve ishte në varrezat Mount Olivet, që është në anën tjetër të qytetit. Ajo tha për CNN se kur pa gurin e varrit mendonte se dikush e kishte vjedhur nga ndonjë varrezë dhe e kishte sjellë aty.
Kur kontaktoi varrezën, ata thanë se e kishin zëvendësuar gurin e varrit të tyre dhe se nuk e donin më atë të vjetrin.
Armand arriti të kontaktonte të afërmit e fëmijëve, që ishin të tre më të vegjël se 3 vjet. Ata thanë se guri original ishte sjellë në shtëpi pasi ishte zëvendësuar./abcnews.al