E mori në qafë portofoli, si u kap huligani shqiptar në protestat e dhunshme në Greqi

schedule22:24 - 10 Mars, 2021

schedule 22:24 - 10 Mars, 2021

Një shqiptar është arrestuar në Greqi për protestat, që nisën për shkak se policia dhunoi një qytetar. Vala e arrestimeve në Athinë ka vijuar edhe sot, ndërsa mes personave që janë futur pas hekurave raportohet nga mediat greke se është edhe një shqiptar 22 vjeç. I riu akuzohet se ka marrë pjesë në sulmet kundër policisë.

Policia gjurmoi 22-vjeçarin pas një “gabimi fatal”, pasi të riut i ra portofoli në vendin e sulmit. Brenda portofolit, policia gjeti dokumentet e identifikimit.

I riu shqiptar, po sipas medieve greke, u shfaq menjëherë pas incidentit dhe tentoi që të denonconte humbjen e portofolit pasi dyshonte se policia do ta gjente. Dyshimi rezultoi i vërtetë dhe policia e arrestoi.

Shqiptari akuzohet se bashkë me grekët rrëzuan policin e ndërhyrjes së shpejtë nga motoçikleta dhe e goditën atë me shkopinj dhe shkelma./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!