Rritja e numrit të infeksioneve, ashpërsohen masat anti-Covid në Mal të Zi

schedule20:43 - 10 Mars, 2021

schedule 20:43 - 10 Mars, 2021

Qeveria e Malit të Zi ka shtrënguar sot masat anti-COVID, në 11 qytete. Vendimi vjen pasi është rritur ndjeshëm numri i të infektuarve gjatë ditëve të fundit.

Siç raportojnë mediat vendase, në shtatë ditët e ardhshme, qendrat tregtare, palestrat dhe parqet do të mbyllen, ndërsa shkollat dhe fakultetet do të kthehen sërish që të bëjnë mësim online.

Masat do të hyjnë në fuqi në qytetet bregdetare të Budva, Tivar, Herceg Novi, Ulqin, Cetinje, Niksic, Bar, Pluzine, Kotor, Pljevlja dhe kryeqytetin, Podgorica. Në këto komuna ndalohet puna e hotelerive si dhe ndalohet ndalja nga territori i komunës. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!