Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar Ergys Verdho deklaroi se brenda muajve të verës do të jetë gati Bypass-i i Vlorës. Në një intervistë me gazetaren Jonida Shehu në ABC, Verdho deklaroi se sot kjo vepër është ndërtuar në 70% të formës së saj.
“Është një financim i BE. Me Berzh dhe BE. Është një kontratë shumë e bukur në pjesën panoramike. Sot vepra është në 70% të përfundimit të punimeve. 60% e gjurmës është ndërtuar. Sipas gjasave sezoni turistik do e kapë të përfunduar”, tha Verdho.
Ai foli edhe për rrugën e lumit të Vlorës, tunelin e Llogarasë dhe rrugën e Arbrit ndërsa deklaroi se unaza veriore në Tiranë pritet të nisë brenda vitit 2023.
“Ne rrugën e lumit të Vlorës është mbaruar 80% e punës. Punimet kanë nisur edhe në rrugën Orikum-Dukat. Tuneli i Llogarasë mund të nisë brenda vitit 2021.
Rruga e Arbrit, pranvera e këtij viti e gjen rrugën të bashkuar. Vera e këtij vitin e gjen të hapur rrugën për në Peshkopi. Nga pallati me shigjeta në drejtim të bulevardit të ri dhe nga bulevardi i ri në drejtim të Shkozës. Po detajojmë projektin dhe do ta zbardhim në ditët në vijim që të ndërtohet në 2023”, deklaroi ai./mv.abcnews.al