Në 24 orët e fundit në Itali 332 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi. Numri i fataliteteve ka pësuar ulje, pasi dje ishin 376 viktima nga COVID-19.
Rastet e reja sot përtej Adriatikut janë 22409 nga 361676. E ndërsa numri i viktimave pësoi një ulje, rastet u rritën, pasi dje ishin 19749 nga 345336 tamponë.
Shkalla e pozitivitetit është 6.2%, me 0.5% rritje krahasuar me një ditë më parë. Numri i pacientëve në kujdesin intensiv u rrit me 71 dhe shtrimet në spital në departamentet e tjera Covid me 489.
Aktualisht pozitivë në Itali janë 487074 persona, nga të cilat 461365 janë në izolim në shtëpi, 22882 janë të shtruar në spital për kurim./ db/ Abcnews.al