Shënohen 2 633 raste të reja me COVID në Greqi, humbin jetën 43 pacientë

schedule17:10 - 10 Mars, 2021

schedule 17:10 - 10 Mars, 2021

Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 2 633 raste të reja me COVID. Ndërkohë kanë ndërruar jetë 43 pacientë duke e çuar numrin e viktimave që prej fillimit të pandemisë në 6 086.

Aktualisht 479 pacientë po trajtohen në intubim. Prej të cilëve 66% janë burra. Mosha mesatare e tyre është 67-vjeç ndërsa më shumë se gjysma kanë sëmundje bashkëshoqëruese.

Mediat greke raportojnë se ka 443 shtrime të reja në spitale të pacientëve të prekur nga COVID./mv.abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!